Shtatë vjet pas aksidentit të frikshëm të pësuar në garën Rally të Andorrës, Robert Kubica po përgatitet të jetë një prej protagonistëve të Botërorit të Formula 1 në vitin 2019. piloti polak në fakt ia doli mbanë të sigurojë pjesëmarrjen në këtë kampionat dhe do të jetë piloti zyrtar i Uilliams së bashku me Xhorxh Rasëll. Lajmi nuk është zyrtarizuar ende, por kjo pritet të ndodhë pikërisht në kondferencën për shtyp që do të mbahet në prag të garës [p[ërmbyllëse të këtij sezoni në abu Dabi që do të zhvillohet këtë fundjavë
Robert Kubica kaloi një vit të tërë në rolin e pilotit të tretë të Uilliams dhe gjatë kësaj kohe ka kryer shumë teste dhe xhiro në pista të ndryshme. Piloti polak duket se është shfaqur edhe në një formë shumë të mirë fizike oër të cilat te skuderia britanike pati dyshime. Por mesa duket Kubica e kaloi provën e tij me sukses duke bërë që drejtuesit e Uilliamsit t’ia japin pikërisht atij rolin e pilotit zyrtar që do të garojë në Formula 1 dhe të lënë jashtë rusin Sirotkin.
sfidanti.al