Toronto e pati shumë më të vështirë nga sa u mendua ndeshjen me Orlandon në mbrëmjen e radhës së NBA. Raptors fitoi ndaj skuadrës nga Florida me rezultatin e ngushtë 93-91 dhe tani ka 14 fitorte dhe 4 humbje. vendimtar për skuadrën kanadeze u bë Grin që shënoi pikët e fitores në sekondën e fundit të takimit, ndërkohë që më të mirët në parket ishin Leonard me 18 pikë, Ibaka me 14, Siakam me 15 dhe Grin me 13 pikë. Ndërsa te Orlando, 16 pikët e Gordonit, 27 të Furnierit e 14 të Vucecic nuk mjaftuan që të evitonin humbjen.
Uashingtoni që nuk është aspak në një formë shumë të mirë, bëri surp[rizën teksa mundi Los Anxheles Klipers 125-118 ku ai që u dallua më shumë ishte Xhon Uoll me 30 pikë të shënuara ndërkohë që dhanë kontributin e tyre edhe Bil me 27 pikë dhe Ubrë Xhunior me 11 pikë dhe 14 topa në tabelë.
Për Bruklin, ndeshja me Majemin rezultoi shumë e lehtë. Skuadra e Nets fitoi në American Airlines Arena të Majemit ndaj Hit me rezultatin 104-92 edhe pse në parket mungonte LeVert. Ata që morën rolin e liderit në këtë ndeshje për bruklin ishin Rasëll me 20 pikë, Dinuidi me 16 dhe Alen me 13 pikë e 14 topa në tabelë. Por statistikat më kurioze në këtë ndeshje i regjistroi basketbollisti i majemit, Hasan Uajtsajd me 21 pikë e 23 topa në tabelë në 31 minuta.
sfidanti.al