Pas 4 vitesh, bota e futbollit do të hedhë vëmendjen nga katari ku do të zhvillohet edicioni i radhës i Botërorit. Është një eveniment historik ky që do të mbahet në Katar për faktin se për herë të parë do të zhvillohet në stiën e dimrit dhe starti i tij do të jetë pikërisht në muajin nëntor. presidenti i FIFA, Xhani Infantino e ka shfaqur hapur pretendimin e një kupe bote të një niveli shumë më të lartë se ajo në Rusi, ndoshta në kufijtë e perfeksionit
‘Botërori i Rusisë ishte më i miri i organizuar deri tani dhe Katari duhet ta kalojë atë-tha Infantino në një komunikatë të përbashkët me komitetin organizator të evenimentit.
Mësohet se për ndërtimin apo ristrukturimin e 8 stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet, në Katar po investohen plot 6.5 miliardë Dollarë dhe për organizimin e Kupës së botës shifra e investimit është 500 milionë Dollarë në javë. ajo që të bën përshtypje për këtë kompeticion është fakti se pati një moment kur u fol se Kupa e Botës së Katarit mund të zgjerohej në 48 skuadra. por duket kjo nuk do të ndodhë dhe në të do të jenë të pranishme 32 skuadra sic është parashikuar në formatin aktual të Botërorit.
sfidanti.al