Politano e Vrsaljko, lojtarët e Interit janë lajm në Ligën e Kombeve

Italia fitoi në minutën e 94-ët miqësoren me SHBA-në në Genk të Belgjikës, dhe shpëtimi erdhi nga stoli. Mateo Politano u fut në lojë vetëm në minutën e 87-të për të shënuar golin e vetëm të ndeshjes. Lojtari I krahut I Interit, huazuar nga Sasuolo, tregoi edhe një herë vlerat e tij, ndërsa klubi zikaltër duket se ka punuar mirë për të siguruar një skuadër fituese.

Lajmi tjetër I mirë për tifozët zikaltër është ai I Shime Vrsaljkos, që për fat nuk u dëmtua seriozisht me Kroacinë. Në ndeshjen ndaj Anglisë në “Uembli”, mbrojtësi I krahut ndjeu shqetësime dhe trajneri Zllatko Daliç u detyrua që ta zëvendësonte. “Lojtari ishte I lodhur nga dy ndeshje të ngjeshura, si ndaj Spanjës dhe Anglisë, ndjeu problem fizik dhe unë e zëvendësova për respekt të Interit”, – ishin fjalët e Daliçit.

Sfidanti.al