Një nga futbollistët më të mirë të Realit të Madridit, Luka Modriç, mbasi ka fituar çmimet e futbollistit më të mirë në Botërorin e Rusisë, futbollistit më të mirë në sezonin e kaluar të Ligës së Kampioneve dhe futbollistit më të mirë në botë sipas FIFA-s (The Best), tani është një nga kandidatët kryesore edhe për fitimin e “Topit të artë”, të cilin do ta japë në fillim të muajit të ardhshëm revista prestigjioze “Frans Futboll”.
Modriçi, në fakt, ka pasur një vit të jashtëzakonshëm suksesesh: titulli kampion i Evropës, madje për herë të tretë radhazi në përbërje të Realit të Madridit, dhe nënkampion i botës me Kroacinë në Botërorin e fundit të Rusisë. Nëse do ta fitojë trofeun e lartpërmendur, Luka Modriç do të jetë futbollisti i parë nga Ballkani që do të fitojë “Topin e artë”.
“Të presim që të shohim se çfarë do të ndodhë… Unë që tani jam i nderuar që jam zgjedhur në rrethin e ngushte të këtij konkurrimi kaq prestigjioz. Në rast se unë do ta fitojë këtë çmim, unë do të jem njeriu më i lumtur në botë”, tha Modriçi.
Sfidanti.al