“Dajaku” ndaj arbitrit ekzistoka edhe në Italinë e “bukur”

E dinim që më parë se Italia e Jugut për shumë gjëra i ngjan Shqipërisë, aq sa disa vjet më parë një kryebashkiake aty, i kërkoi banorëve të disa fshatrave që të paguanin faturat e ujit. Gjithsesi, ngjashmëria ekziston edhe në futboll, pasi në qytetin e Potencës, në provincën e Bazilikatës, u sulmua dhe u rrah një arbitër.

Kjo paska ndodhur që në 11 nëntor në ndeshjen Armento-Matera Sasi, kur një gjyqtar 17-vjeçar u sulmua me shkelma dhe grushta nga një lojtar vendas. Arbitri u shtrua tri ditë në spital, ndërsa futbollisti-agresor u përjashtua nga futbolli për 3 vjet. Shpresohet që, kur të kthehet, të mos nisë të rrahë sërish arbitra!

Sfidanti.al