Juventusi s’mbahet.. gati 80 milionë euro për “djaloshin çudi” te Dortmundit

Futbollisti i Borusias së Dortmundit, Xhejdon Sanço, është një sensacion i vërtetë në futbollin evropian, ndërsa ai po vazhdon të luajë shkëlqyeshëm me ekipin e mësipërm gjerman. Vetëm 18 vjeç, ky futbollist anglez ka arritur “ta ndezë” Bundesligën dhe pritet që shumë shpejt ai të kalojë në ndonjë nga klubet më të mëdhenj të Evropës dhe favorit kryesor është Juventusi i Torinos.
Thuhet se kryesia e klubit torinez ka bërë gati 80 milionë euro që t’i sigurojë shërbimet e këtij futbollisti të ri të supertalentuar që në muajin janar, por, sidoqoftë, për të kanë shprehur interesim edhe Mançester Junajtidi dhe PSZH-ja.
Megjithatë vështirë të besohet se Borusia e Dortmundit do të heqë dorë lehtë nga ky futbollist i shkëlqyer, ndërkohë që me të ajo e vazhdoi bashkëpunimin pak kohë më parë. Sanço, gjatë këtij sezoni, në 17 ndeshje në të gjithjë konkurrimet ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë tetë asistenca golash.
Sfidanti.al