Spanjë-Kroaci; sfida e skuadrave me objektiva të ndryshme.

Në mbrëmjen e së enjtes, Kroacia dhe Spanja do të luajnë ndeshjen e dytë mes tyre në Grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve. Në sfidën e parë mes tyre, ‘La roja’ i shkatërroi nënkampionët e botës teksa i mundi me rezultatin tenistik 6-0. tashmë skuadra e Zlatko Dalic do të kërkohë revanshin ndaj spanjollëve, edhe për një arsye tjetër, për të mos rënë në Ligën B.

Nga ana e saj Spanja, që në muajin e kaluar u mund në shtëpi nga anglia, do të kërkojë të fitojë këtë ndeshje pasi në këtë mënyrë  ajo mund të kualifikohet direkt për në fazën e ‘Final Four’ të Ligës së Kombeve nga ku do të dalë edhe skuadra fituese e turneut.

Për ndeshjen e së enjtes, Dalic mendohet se do të hedhë në fushën e lojës një skuadër me skemën 4-3-3 ku në mesfushë jevdaj dhe Kovacic janë në avantazh kundrejt Vrsaljkos dhe Brozovic. ndërsa te Spanja me shumë mundësi do të shohim që të aktivizohet që nga minuta e parë sulmuesi i Celsit, Alvaro Morata.

sfidanti.al