Kandidatura e përbashkët e Milanos dhe Kortinës duket se do të mbetet e vetmja në garë për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2026. Kjo për faktin se Kalgari ka dalë jashtë gare pas një referendumi, ndërsa përsa i përket Stokholmit, kjo kandidaturë ka të tjera probleme.
Në Kalgari, rezultati i referendumit tregoi se 56.4% e votuesve ishin kundër organizimit të këtij evenimenti. Sigurisht, askush nuk është i detyruar të marrë parasysh këtë rezultat në Këshillin Bashkiak, por tashmë është krijuar përshtypja se në të vërtetë kjo do të ndodhë që do të thotë autoeliminim i Kalgarit nga gara për evenimentin më të rëndësishëm të sporteve dimërore.
Përsa i përket kandidaturës së Stokholmit, problemet me të janë të karakterit administrativ. Në fakt administrata lokale është kundër këtij evenimenti, ndërkohë që në ssuedi nuk është dformuar ende qeveria e re. Pavarësisht përp[jekjeve që po bën Komiteti Organizativ, edhe Stokholmi duket se do të dalë jashtë gare, kjo sepse brenda 11 janarit qeveritë duhet të dorëzojnë te Komiteti Olimpik Ndërkombëtar të gjitha garancitë, përfshi edhe ato financiare.
sfidanti.al