Nervozizmi bën të veten: Pike dhe Suarez përplasen me fjalë!

Barcelona pësoi, si rrallë herë, plot katër gola në ndeshjen e fundit të La Ligës ndaj Betisit që fitoi 3-4 në “Kamp Nou”. Ajo që ndodhi në këtë stadium legjendar, nuk la indiferentë shumë tifozë që ndoqën këtë ndeshje shumë eksituese, ndërkohë që humbja e dhimbshme shkatoi trazira edhe në radhët e Barcelonës mbas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.
Mediumet spanjolle zbulojnë se futbollistët e ekipit katalonjas, Pike dhe Suarez, në një moment të caktuar të ndeshjes u acaruan njëri me tjetrin, duke shkëmbyer të nervozuar fjalë mes tyre. Pike, sipas stilit të tij, i tha me inat futbollistit uruguaian Suarez se ai nuk ka asnjë të drejtë që t’i bëjë vërejtje atij.
“Mos më bëj mua kështu për një top… Mos u ngatërro më mua!” – i tha Pike i nervozuar Suarezit, ndërkohë që stoperi i Barçës i tërhoqi vërejtjen edhe futbollistit kilian, Arturo Vidal, që kishte rastin e pastër që të shënonte dhe të barazonte në fund të ndeshjes.
Sfidanti.al