Kujdes kur kritikoni Riberi , pëson tre shuplaka për..3 gola!

Mbas humbjes 3-2 ndaj Borusias së Dortmundit në raundin e 11-të të Bundesligës, Bajernin e Mynihut e ka tronditur edhe një incident i rëndë. Gazeta “Bild” shkruan se, mbas ndeshjes së mësipërme, disa dëshmitarë kishin parë një skenë shumë të pahijshme: Frank Riberi e goditi tri herë me shuplakë ish-ftubollistin Patrik Giu që tani punon si komentator sportiv në televizionin “Be IN Sports” dhe që e ka kritikuar Bajernin për performancat e tij të dobta.
Ky komentator i njohur francez që komenton ndeshjet e Bundesligës, në kritikën e tij të fundit veçoi Riberin si një nga fajtorët kryesorë të humbjes së fundit të Bajernit ndaj Dortmundit, duke theksuar se pikërisht, kur e humbiste topin Riberi, Borusia kundërsulmonte rrezikshëm, se edhe golin e fundit të fitores ajo e shënoi, mbas një humbjeje të topit nga sulmuesi francez.
Dëshmitarët thanë se Giu iu afrua Riberis, mbasi ai kishte dalë nga stadiumi që t’i merrte një prononcim. Por, Riberi pasi e ofendoi Giun, e goditi tri herë me shuplakë, madje edhe duke e shtyrë me forcë. Sipas dëshmitarëve, ishin disa bashkëlojtarë të Riberis dhe kolegë të Gius që penguan që incidenti të merrte përmasa edhe më të rënda.
Sa i përket incidentit në fjalë, drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamixhiç, tha se Riberi nuk e ka njoftuar klubin për përplasjen me bashkatdhetarin e tij dhe se ai do të bisedonte me të që ta sqaronte situatën.
Sfidanti.al