Lionel Mesi u nderua pasditen e së hënës me trofeun ‘Pichichi’ dhe ‘di Stefano’, dy treofe që jepen nga e përdishmja spanjolle Marca për shënuesin më të mirë të kampionatit dhe futbollistin më të mirë për sezonin 2017/2018. trofeun e shënuesit më të mirë, kapiteni i barcelonës e dfiton për të pestën herë dhe tani objektivi i tij është të arrijë legjendën e atletik Bilbaos, Telmo Zarra që e ka fituar këtë trofe 6 herë.
JNë këtë sezon, Mesi po shfaqet mjaft mirë dhe deri tani ka shënuar 9 gola, po aq sa edhe Luis Suarez. Argjentinasi ka bërë historinë në kampionatin spanjoll, pasi është bërë i pari që e ka kaluar kuotën e 300 golave të shënuar, ndërkohë që dshumë shpejt ai pritet të kalojë shifrën e 400 finalizimeve, duke qenë se është vetëm 8 gola larg.
Përsa i përket trofeut të Lojtarit më të mirë, ‘Di Stefano’, Lionel Mesi e fitoi për të 6 herë. Ky trofe është një sinonim i lojës së bukur, pasimeve, mbajtjes së topit, organizimit dhe saktësisë gjatë lojës.
sfidanti.al