Santiago Solari kalon me sukses provën e zjarrit; konfirmohet në stolin e Realit

Santiago Solari arriti të bindë drejtuesit e Realit të Madridit me punën e tij dhe fitoi konfirmimin si trajner i skuadrës merenges. nën drejtimin e tij Los Blancos ndërruan fytyrë duke regjistruar fitore të njëpasnjëshme duke bërë që presidenti perez ta mbajë atë në stol, madje sipas asaj që publikohet në median spanjolle për të është bërë gati edhe kontrata deri në vitin 2020

Solari, që më parë drejtonte Real Madrid B u ul në stolin e skuadrës së parë pas humbjes turpëruese në Camp Nou në El Clasicon me Barcelonën 5-1. Brenda dy javëve gjërat ndryshuan në mënyrë drastike për skuadrën madrilene që fitoi 4 ndeshje radhazi duke regjistruar një bilanc me 15 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar

Qëndrimi i Solarit në stolin e kampionëve në fuqi të Evropës u zyrtarizua nga Federata Spanjolle që për agjencinë e lajmeve AFP tha se nuk ekziston asnjë lloj problemi me Santiago solarin duke qenë se Reali i madridit ka punuar për kontratën e tij dhe sipas rregullores në Spanjë, një trajner i komanduar nuk mund të qëndrojë në skuadër për më shumë se 14 ditë.

sfidanti.al