Hazar flet me gojën e të vëllait: Real, ndërto ekip, ndryshe s’vij!

“Saga” e transferimit të madh të radhës në “Santiago Bernabeu” vazhdon prej shumë kohësh. Florentino Perezit nuk po i zënë vend sytë, duke i shkuar herë tek Nejmari, tek Mbapeja e Hazari, sa për të përmendur emrat më të shkëlqyer. E pra, pikërisht ylli i Belgjikës, do të shkojë apo jo më në fund në Madrid? “Bernabeu” ka parë deri tani vetëm Santiagon (Solarin) që zëvendësoi Lopetegin, ndërsa për fatin e Eden Hazarit, flet vëllai i tij, Torgani.

“Edeni mori vendimin e drejtë që të qendronte tek Çelsi, – u shpreh lojtari i Mynshengladbahut, – Natyrisht, Çelsi as nuk mendoi për ta lejuar të largohej, ndërsa tani ka një sezon shumë të mirë me Sarrin. Reali ishte në moment shumë të ndërlikuar në verë, madje edhe tani nuk është aty ku duhet. Patjetër, duhet të ndërtojë një ekip fitues, sepse Edeni nuk do të bëjë hapa të gabuar”.

Sfidanti.al