Mos vallë Rusia dhe bota po njohin yllin e ri të tenisit? Karen Haçanov është vetëm 22 vjeç, por talenti i mjaftoi plotësisht që të mundte numrin e ri 1 të botës, Novak Gjokoviçin në Paris. Finalja e turneut të rëndësishëm ATP Masters pritej që të shkonte për serbin, dhe që ai të barazonte Rafael Nadalin me 33 tituj të tillë. “Nole” duhet të presë”, pasi Haçanov ishte më i mirë këtë herë.
Rusi fitoi setet 7-5, 6-4, natyrisht jo thellë, por me një rezultat që quhet bindës. Ky ishte titulli i katërt individual në karrierë për 22-vjeçarin, dhe i pari në Masters. Gjokoviçi u duk i lodhur pas gjysmëfinales së madhe ndaj Rozher Federerit që zgjati 3 orë, por kjo nuk ia heq meritën kundërshtarit të tij. Haçanov fitoi në Paris duke humbur vetëm një set në 6 ndeshje të luajtura.
Sfidanti.al