U mor për një shifër tepër të lartë, 105 milionë euro dhe 40 milionë të tjera në formë shpërblimesh të ndryshme. Usman Dembele pritej që të ishte një nga shpëtimtarët tek Barcelona, pas largimit të Nejmarit, ndërsa sulmuesi francez është bërë më shumë objekt diskutimi sesa lavdërimi.
Sidoqoftë, goli i veçantë shënuar në fushën e Rajo Vajekanos, që solli përmbysjen për katalanasit, ishte kaq i veçantë saqë për momentin, 21-vjeçari nuk po kritikohet. Ekzekutimi me të majtën, duke gjuajtur me të parën, tregoi edhe një herë talentin e tij të madh, ndërsa u tregua i rëndësishëm edhe ndaj Realit në derbi, por edhe në Kupën e Mbretit ndaj Leonesës.
Dembele di të godasë saktë topin me të dyja këmbët dhe ka 4 gola në 11 ndeshje këtë kampionat, më shumë sesa gjithë kampionatin e kaluar (3 në 17). Kritikat natyrisht do të vazhdojnë, siç bëri Valverde kur e la në stol ndaj Interit në Champions, por trajneri thekson se “Dembele mund të jetë vendimtar dhe ne presim shumë nga ai”.
Sfidanti.al