Ajo quhet Liza Trede, por tashmë është e martuar dhe mban mbiemrin Myler. Bëhet fjalë për gruan e Tomas Mylerit, sulmuesit të shquar por edhe të kritikuar të Bajernit e të Gjermanisë, ndërsa Liza nuk përtoi t’i “përvishej” trajnerit bavarez Niko Kovaç, që ia kishte lënë burrin në stol.
“Iu deshën 70 minuta që t’i vinte në mendje një vendim gjenial”, – shkroi ajo në Instagram, ndërsa Kovaç vendosi ta aktivizonte Mylerin vetëm në minutën e 70-të në ndeshjen ndaj Frajburgut, barazuar 1-1.
Disa orë më vonë, Liza i kërkoi falje kroatit duke e quajtur veprimin e saj disi të nxituar. i shoqi, ndërkaq, i pyetur nga gazetarët, u shpreh se “ajo ishte mjaft e emocionuar, por gjithsesi kjo është normale”. “Çfarë prisni ju që të bëjë ajo? – vazhdoi ai me pyetje, – ajo më dashuron”.
Sfidanti.al