Mjaftoi goli i tij në minutën e 97-të në fushën e Udinezes që të shkaktonte jo vetëm një “tërmet” gëzimi, por edhe të krijonte një legjendë të re. Në sallën e analizave të “La Gazeta delo Sportit”, u bë ky koment: “Zonën Çezarini” tani mund ta quanin “Zona Romanjoli” për Milanin! Nëntë pikë në 7 ditë janë diçka e madhe!
Kapiteni kuqezi përfundoi një aksion që u duk premtues dhe me përfundim të shpejtë, por që u desh “një shekull” për t’u konkretizuar. “Jam i lumtur që Milani është tani aq i fortë sa të përballojë vuajtjen e ndeshjeve të tilla, – tha Romanjoli më pas, – tani jemi më të bashkuar, të vendosur dhe i meritojmë fitoret”. Milani është në vend të katërt falë golave të tij, por kapiteni shprehet i kujdesshëm se “është shpejt ta thuash nëse goli im vlen Championsin”.
Sfidanti.al