Kanë kaluar 4 muaj që nga dhënia e vendimit nga ana e CAS për rikthimin e Milanit në Europa League, vendim që hodhi poshtë atë të UEFA për përjashtimin e kuqezinjve nga ky kompeticion për shkak të mosrespektimit të rregullit të Fair Play Financiar. Megjithatë kjo nuk e ka lënë klubin kuqezi të pushojë. Në fakt drejtuesit e Milanit do të udhëtojnë sërish drejt Nionit për të mësuar masat ndëshkuese që do të japë UEFA për periudhën 2015-2018
Sipas te ‘Corriere Dello Sport’, seanca dëgjimore në lidhje me këtë cështje është përcaktuar të mbahet në datën 12 nëntor dhe klubi milanez pret që të gjobitet si dhe disa sanksione të tjera, kjo për periudhën 2014-2017. Po kështu, në Nion do të studiohet edhe periudha 2015-2018 ku Milani ka si objektiv nënshkrimin e Marrëveshjes Vullnetare. Administratorët e rinj të klubit, Fondi Elliot besojnë se ndryshimi i pronësisë ka sjellë një garanci më solide dhe kjo mund të bindë drejtuesit e UEFA.
sfidanti.al