Kristiano Ronaldo tashmë e ka kaluar kuotën e 400 golave të shënuar në karrierë në të gjitha kampionatet ku ka luajtur dhe ky është një rekord tjetër i tij. juventus deshi ta nderojë sulmuesin portugez për këtë arritje në fillimin e ndeshjes me Kaljarin që Zonja e Vjetër e fitoi 3-1. presidenti i klubit, Andrea Anjeli i dhuroi 33 vjecarit një fanelë me numrin 400 në të përballë mijëra tifozëve në Allianz Stadium të torinos.
Ronaldo e festoi me krenari këtë fanelë, edhe pse ai nuk mundi dot të shënojë në sfidën me skuadrën sarde. Megjithatë sulmuesi e la gjurmën e tij në këtë përballje duke dhuruar pasimin e golit të tretë te Kuadrado. pas përfundimit të sfidës, Ronaldo nxitoi të falenderojë presidentin e klubit torinez për nderimin e tij duke postuar në Instagram nje foto të momentit kur mori fanelën me nr.400 të shoqëruar me mesazhin: ‘Vlerësim, afeksion, fitore. Juventus i madh’
sfidanti.al