Përgjimet për Infantinon e FIFA-s, si për ministrat shqiptarë

Në Shqipëri shpesh zhytemi në dëshpërim kur shohim sesi Merkel pranon të largohet në kulmin e pushtetit, apo sesi ministra britanikë shkojnë në punë me biçikletë, ndërsa këta “tanët” besohet se vënë miliona përmbi miliona. Gjithsesi, skandali më i ri i FIFA-s dhe UEFA-s po tregon se as Perëndimi nuk është i imunizuar nga korrupsioni dhe shkeljet e ligjeve (e tregoi edhe Blateri më parë).

Hajdutët e informatikës (hakerat, domethënë) kanë vjedhur dokumente sekrete nga UEFA, që tregojnë se presidenti i sotëm i FIFA-s, XHani Infantino, pranoi të fshihte “mëkatet” e Mançester Sitit dhe Paris SG. Infantino, në atë kohë sekretar i përgjithshëm i UEFA-s mbajti anën e Sitit dhe PSG-së, edhe pse ata i kishin shkelur rregullat e Lojës së Ndershme Financiare.

Në 2011-12 dhe 2012-13, dy klubet patën humbje të përbashkëta prej gati 200 milionë eurosh, shumë më tepër se kufiri i lejuar. Infantino bëri bisedime me dy klubet, pas kurrizit të inspektorëve të pavarur, duke mos i përjashtuar nga Championsi, por duke i vendosur një gjobë.

Sfidanti.al