Skënderbeu fitore.. në “bibliotekë”, ndeshje zjarri në Gjirokastër

Një kampione që ndryshon shumë me çdo kampione tjetër në Europë, kur mendon se Skënderbeu luan duke qënë dy herë i dënuar, i privuar nga Europa për 1 vit dhe e dënuar edhe nga Federata e saj të luajë pa tifozë. Ndeshja me Korabin e shpetoi nderin me një gol të vetëm të futbollistit Adeni 40’ një përballje e heshtur, e cila kishte jetë në shkallët e stadiumit, por edhe në fushë pa shumë ngjarje.. Kampionët nuk kanë më gje për të fshehur, por shfaqen haptazi edhe si kampionë të pragmatizmit, kur edhe përballë Korabit ofruan një kronikë modeste, madje edhe te rrezikuar kur kujton dy raste goli per miqte, ku topi ka krijuar iluzionin e golit per Korabin..Vetem maviola mund ta deshmoje te verteten…

E kundërta ka ndodhur në Gjirokastër, si për të vërtetuar se futbolli nuk luhet vetëm me spaleta kampioni, por me zemër dhe me sakrificë. Luftëtari mund të ndihet i vjedhur nga vlonjatët se u kujdes më shumë për fatin e ndeshjes, kur ka barazuar golin e Rexhinaldos në 51’  me anë të futbollistit Galiç 82’, ndërkohë loja argëtuese që prodhon kërkon dhe më shumë konkretizim. Një kompliment për Flamurtarin:  nuk është dorëzuar në një fushë të vështirë,  duke treguar se  kanë më shumë kurajo se ata që drejtojnë duke treguar përrallën me paratë e munguara.