Martinez e Konte s’e kanë të sigurt, Solari e nis fitues tek Reali

Nuk është aspak një trajner me “spaleta”, por as Guardiola apo Zidan nuk ishin kur morën detyrat. Santiago Solari do të frymëzohet pikërisht prej legjendave të mësipërme, për të mbajtur fort në duar postin tepër të lakmuar të trajnerit të Realit, dhe ambicien e tij e tregoi që në fillim. Fitore e thellë 4-0, ndonëse ndaj një rivali tepër modest si Melija.

Në ndeshjen e Kupës së Mbretit ishte një Real që kërkonte të shlyente çdo të keqe të këtij sezoni, që nga trajneri në stol, kapiteni Sergio Ramos që deshi me këmbëngulje ta luante këtë ndeshje, e deri te Karim Benzema, shumë i kritikuar.

Benzema, Asensio, Odriozola dhe Kristo Gonzales ishin autorët e golave në Afrikën e Veriut, ndërsa në fushë për madrilenët pati disa të rinj si Havi Sançez, Regilon, Sebajos, Jorente apo Vinisius, ndonëse të rinj mund të quhen ende Odriozola, Asensio apo Lukas Vaskez. Për momentin, Roberto Martinez e Antonio Konte duhet të mendojnë se nuk e kanë aspak të sigurt duelin për stolin e Realit. Santiago Solari nuk dëshiron të dorëzohet kaq lehtë.

Sfidanti.al