Sa dhurata për Hallouinin, por Milani arrin të festojë

Ishte një mbrëmje e vështirë në “San Siro”, nën një shi të ftohtë vjeshte, por gjithsesi Milani vendas arriti ta festonte siç duhet Hallouinin, pas ndeshjes me Xhenoan në Serinë A. Lojtarët në fushë menduan shpesh për të bërë dhurata, siç ishte “shakaja” e hidhur e Lukas Bilias, që u dëmtua dhe doli nga loja që në fillim fare. “Do të duhet të bëjë ca pushim”, – ishin fjalët e trajnerit Gatuzo.

Dhurata numër 2 u bë nga Suso, një “ish”, që kaloi Milanin në epërsi me një goditje të shkëlqyer nga distanca, që në minutën e 4-ët. Dhurata bënë edhe mbrojtësit kuqezinj, por për fat Pionet nuk përfitoi dot për të shënuar. i erdhi radha kapitenit Alesio Romanjoli, që të dhuronte barazimin për Xhenoan, duke shkaktuar autogol.

Shqetësim i madh për tifozët milanistë, pasi edhe portieri mik, Radu, u duk tepër në formë, veçse edhe ai e bëri dhuratën e vet. Dalja e tij e gabuar solli golin e fitores për Milanin në minutën e 91-të, shënuar nga “fajtori” Romanjoli, që u kthye në hero. Milani tepër i kritikuar, e pa veten në vendin e 4-ët pas këtij suksesi, me 18 pikë në 10 javë, dhe me 20 gola të shënuar, vetëm 1 më pak se Juventusi.

Sfidanti.al