Kavani per interesin e Napolit: Me vjen mire qe e degjoj

Edinson Kavani ka pasur ore te kendshme se fundmi. Sulmuesi uruguajan i Paris Sen Zhermenit eshte fituesi i cmimit ‘Golden Foot’ per vitin 2018, qe jepet per futbollistet qe jane te paktem 28 vjec. Kavani ishte lojtari me i votuar ne kete gare duke lene pas emra si Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo.

Me kete rast, Edinson Kavani foli edhe per rishfaqjen e interesit nga ana e skuadres se Napolit ku ai eshte aktivizuar perpara se te transferohej te kampionet e Frances. ‘Me vjen mire qe degjoj per interesin e Napolit, por ne kete moment ta leme merkaton-tha Kavani qe e ktheu vemendjen te sfida me Napoli-do te shkojme ne San Paolo per te bere lojen tone dhe kjo vlen edhe per Napolin. Rikthimi ne ate impiant perballe personave qe kam kohe qe nuk i shoh, do te jete emocion i vecante per mua’.

Kushedi, mbase kjo ndeshje eshte nje rast me shume per te planifikuar nje rikthim te bujshem te Napoli, ashtu sic duan edhe vete tifozet e kesaj skuadre.

Sfidanti.al