Ne rrjetet sociale; futbolli feston Halloweenin

Festa e Halloweenit ka pushtuar te gjithe dhe bota sportive e sidomos ajo e futbollit nuk ben perjashtim. Lojtare dhe skuadra  te ndryshme kane gjetur menyrat e tyre per te perjetuar Halloweenin qe festohet ne cdo fund tetori. Kristiano Ronaldo nuk mund te mungoje ne kete pike. Sulmuesi i Juventusit, e fejuara Xhorxhina dhe e gjithe familja e tij pozuan krejtesisht te maskuar duke uruar: Gezuar Halloween.

Ronaldo postoi foton ne profilin e tij ne rrjetet sociale, nje postim qe ne pak minuta arriti te siguroje 12 milione ‘Pelqime’.

Nderkaq skuadra te tjera si Interi dhe Tottenhemi gjeten menyra te tjera per te festuar. Keshtu zikaltrit vendosen te publikojne nje video ‘te frikshme’ me futbollistet qe tremben nga zombie gjate intervistave te tyre. Por skuadra qe beri me mire ne kete pike duket se eshte Totenhemi. Klubi londinez xhiroi nje film me metrazh te shkurter me protagoniste Erik Lamelen, Viktor Uanijama, Serzh Orier dhe Kajl Uoker Piters te cilet per 7 minuta perjetuan momente frike dhe shakash, me pak fjale nje spektakel i vertete.

Sfidanti.al