Raikonen kritikon median: Po flasin shume e po demtojne F1

Me pak fjale e me shume fakte. Nese Formula 1 e ka humbur audiencen e saj nje pjese te pergjegjesise e ka edhe media qe ka publikuar edhe lajme te kota. Kho eshte ajo qe ka deklaruar Kimi Raikkonen ne nje interviste ekskluzive per revisten ‘Autosport’.

‘Shpesh pyesim veten se perse njerezit nuk e pelqejne me Formula 1-tha Raikonen-per te qene i sinqerte, besoj se thuhen shume budallalleqe, u kushtohet shume vemendje thashethemeve dhe gjerave te tjera. Po te mos ishin keto, Formula 1 do te ishte me e mire. Mendoj se keto gjera pa kuptim po e demtojne kete sport’.

Me pas, piloti finlandez qe ka firmosur nje kontrate 2 vjecare me Sauber, foli edhe per nje aspekt qe atij nuk i pelqen dhe aq, udhetimet e shpeshta. ‘Kur ke femije dhe i mban ne duar behet e veshtire t’i thuash: Babi do te kthehet pas 2 javesh-vijoi Raikonen-ndinjehere ndihesh aq i lodhur, sa pyet veten: Cfare dreqin bej ketu kur mund te isha ne shtepi. Por besoj se kjo eshte dicka normale’.

Sfidanti.al