Përse Reali vonoi caktimin si trajner të Kontes? Fjalët e Ramosit apo…

Media spanjolle, duke iu referuar burimeve të brendshme te Reali i Madridit, vë në dukje se klubi “mbretëror” e ka shtyrë caktimin si trajner të tij të Antonio Kontes, duke qenë se ky trajner italian ka vënë si kusht që Reali të blejë dy lojtarë të rinj. Tani për tani, Reali, mbas shkarkimit të Hulen Lopetegit, po drejtohet nga trajneri i ekipit B, Santiago Solari. Sidoqoftë, ish-trajneri i Çelsit Konte mbetet kandidati nr.1 që ta marrë postrin e trajnerit të Realit.
Gazeta “Marksa” shkruan se Solari është trajner i përkohshëm, ndërkohë që Konte i ka kërkuar kryesisë së Realit që të sigurojë shërbimet e një mbrojtësi që ai të zbatojë sistemin e tij të mbrojtjes me tre lojtarë në vijën e fundit. Po ashtu, Konte ka kërkuar edhe një sulmues që të udhëheq “repartin” e sulmit sipas sistemit që ai kultivon. Ky trajner italian është i njohur lidhur me atë se ai zbaton sistemin e tij taktik dhe, deri tani, ai me të ka patur sukses si te Juventusi, ashtu edhe te Çelsi.
Sfidanti.al