Një kaos i vërtetë ndodhi fundjavën e kaluar në stadiumin e Sarajevos, “Grbavica”, ku ekipi vendas u mund nga 0-1 nga Zvezda 09 në kampionatin kryesor të Bosnjë-Hercegovinës, pasi tifozët ultras sarajevas, të njohur ndryshe si “Manijaci” (Manjakët), dolën në fushë dhe u sulën që të rrihin “beniminët” e vet të Zhelezniçarit mbas humbjes që ata pësuan.
Sapo gjyqtari sinjalizoi përfundimin e ndeshjes, “Manjakët” zbritën menjëherë në fushë dhe të zemëruar u sulën kundër lojtarëve të ekipit të tyre të “zemrës”, por vetëm këmbet e shpejta, madje më të shpejta se gjatë lojës, i shpëtuan futbollistët e Zhelezniçarit që u futën me vrap në dhomën e zhveshjes! Për fat, reagoi shpejt edhe policia që u doli para tifozëve dhe i “sistemoi” ata jashtë stadiumit.
Sfidanti.al