Nga endrra ne realitet; Tatiana Kalderon nje tjeter pilote femer ne F1

Nje tjeter pilote femer shfaqet ne Boterorin e Formula 1. Behet fjale per Tatiana Kalderon e cila do te beje debutimin e saj ne pisten e Meksikes me Sauber-Alfa Romeo C37. Pilotja e trete e skuadres zvicerane do te impenjohet ne testimet Pirelli ne pisten Hermanos Rodriguez ku do te pershkoje 100 km ose e thene ndryshe 23 xhiro.

Pilotja kolumbiane qe aktualisht garon ne GP3, nuk e fshehu entuziazmin e saj per kete aventure te re te saj.

‘Jam shume e lumtur per mundesine qe me dha skuadra e Sauber dhe Alfa Romeo per te drejtuar nje makine te Formula 1-tha Kalderon-qe nga momenti kur fillova te garoj, endrra ime ishte qe te merrja pjese ne kampionatin me te rendesishem te garave automobilistike. Ajo ne pisten Hermanos Rodrigez me makinen C37 do te jete nje eksperience fantastike. Per mua qe kam lindur ne Ameriken Latine nuk ka vend me te mire per te bere debutimin ne Formula 1’.

Sfidanti.al