Diego Pablo Simeone e quajti si lojtarin më të mirë të botës sezonin e kaluar. Flasim për Antuan Grizmanin i cili mund të ndërrojë skuadër dhe të shkojë tek Paris SG. Mediat shkruajnë se klubi francez është gati të japë 150 milionë euro për kartonin e tij, si dhe t’i sigurojë një rrogë prej 35 milionë eurosh në sezon, më shumë se Kristiano Ronaldo tek Juventusi dhe besohet po aq sa Nejmar (veçse, poshtë Mesit).
Nuk dihet nëse do të bindet Grizman dhe se çfarë do të bëjë Simeone, ndërsa gjatë verës, sulmuesi hodhi poshtë ofertën e Barcelonës. PSG duket se dëshiron të krijojë sulmin e Francës, Grizman-Mbape, duke pasur edhe Nejmarin (i cili ndoshta largohet që verën e ardhshme).
Sfidanti.al