Polemikat e shpërthyera në koferencën e shtypit nga dy drejtuesit e Bayernit të Mynihut Uli Hoeness dhe Karl heinz Rummenigge të premten e kaluar vazhdojnë të kenë jehonë në median gjermane. Në këtë pikë vendosi që të ndërhyjë edhe Paul breitner i cili kritikoi ashpër ish shokët e tij të skuadrës në një intervistë për televizionin publik bavarez BR: ‘Në 48 vjet që kam qenë te Bayerni nuk e kisha imagjinuar kurrë që klubi do të tregonte këtë dobësi-tha Breitner pas konferencës së dy drejtuesve të Bayernit që u përplasën për disa tema mes të cilëve edhe për futbollistin spanjoll Joan Bernat.
Kjo deklaratë, sipas të përditshmes ‘Bild’, ka bërë që të marrë fund miqësia mes Uli Hoeness dhe Breitner, një miqësi që zgjaste prej 4 dekadash. Uli Hoeness dhe Breitner së bashku kanë fituar shumë trofe së bashku; një Evropian e një Botëror me Gjermaninë, 3 tituj të Bundesligës dhe një Kupë Kampionesh me Bayernin si dhe shumë trofe të tjerë përpara se Breitner të transferohej te Reali i Madridit
Miqësia mes tyre ishte kaq e fortë sa u bënë edhe protagonistë të filmit dokumentar ‘ Profis – Ein Jahr Fussball mit Paul Breitner und Uli Hoeness’, i realizuar në sezonin 1978/79 kur Breitner u kthye te Bayerni i Mynihut. Pasi mbyllën karrierën e tyre futbollistike, Hoeness dhe Breitner e vijuan lidhjen e tyre me Bayernin e Mynihut, por në etapa të ndryshme. Hoeness u bë pjesë e bordit drejtues të klubit që nga tërheqja e tij nga fushat, ndërsa Breitner për periudhën 2007-2017 kreu një sërë detyrash për klubin bavarez.
sfidanti.al