Oblak dhe Sllovenia, kur trajneri është “prapa liste”!

Tomas Kavçiç nuk është më trajner i përfaqësueses së Sllovenisë, pasi ai u shkarkua nga federata e futbollit të këtij vendi, për shkak të rezultateve të dëshpëruar në Ligën e Kombeve, por edhe për shkak të kritikave të tij në adresë të portierit Jan Obllak.

Kavçiçi e kritikoi ashpër në median sllovene portierin e Atletikos së Madridit, Obllak, që nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit të përfaqësueses sllovene, për shkak të një dëmtimi, por trajneri i lartpërmendur thotë se vetë Obllaku nuk ka komunikuar me të dhe nuk i ka thënë atij asgjë.

“Ai nuk flet me mua. Unë ndjehem shumë keq për këtë gjë. Ky është një dështim i madh për mua, por ai nuk flet me mua për asgjë. Çfarë mund të bëj unë? Megjithatë, unë kam mendimin se ai është i nevojshëm për përfaqësuesen e Sllovenisë”, tha Kavçiçi.

Në fakt, portieri i Sllovenisë, Obllak, ishte marrë vesh me presidentin e federatës sllovene të futbollit, Radenko Mijatoviç, që ai të mos luante disa ndeshje, me qëllim që të rehabilitonte një dëmtim në shpatullë. Por, trajneri i përfaqësueses sllovene nuk dinte asgjë për këtë marrëveshje!

Sllovenia në Ligën e Kombeve luan në nivel C të Ligës së Kampioneve në grup me Norvegjinë, Bullgarinë e Qipron dhe ndodhet në vendin e fundit me vetëm një pikë mbas katër ndeshjesh.

Sfidanti.al