Joviçi shënon pesë gola kundër Fortunës dhe thyen rekord

Futbollisti serb, Luka Joviç, është tema qëndrore e medias sportive gjermane, pasi i shënoi plot pesë gola në ndeshjen e Bundesligës që Aintrahti i Frankfurtit e fitoi me rezultatin e thellë 7-1 kundër Fortunës së Dyzeldorfit.

Ekipi vendas triumfoi në mënyrë bindëse, ndërkohë që Joviçi tregoi një performancë të shkëlqyer, duke shënuar pesë gola në një ndeshje të kampionatit elitar gjerman. Kështu, Joviçi u bë futbollisti më i ri (20 vjeç e 300 ditë) që shënon pesë gola në një ndeshje tëBundesligës gjermane.

Sfidanti.al