Nejmar shpërthen kundër medias spanjolle: publikon Fake News

Nejmar thyen heshtjen pas zërave të fundit që e vendosnin atë sërish në merkaton e transferimeve për një kthim të mundshëm tek skuadra e barcelonës. Ishte pikërisht media spanjolle ajo që foli për këtë mundësi sidomos El Mundo Deportivo dhe AS. sulmuesi brazilian i Paris Sën Zhermenit shfrytëzoi Instagram Story për të shfaqur pakënaqësinë e tij ndaj lajmeve të publikuara për të ardhmen e tij teksapublikoi një foto të faqes së parë të ‘el Mundo Deportivos’  me  mbishkrimin ‘Fake News’.

E përditshmja katalanase  kishte hapur edhe një sonsazh për të ditur nëse tifozët e Barcelonës ishin në favor apo kundër kthimit të Nejmar të kampionët e Spanjës. ndërkaq në lidhje me këtë histori kanë reaguar edhe vetë drejtuesit dhe trajneri i Barcelonës të cilët kanë mohuar në mënyrë kategorike nisjen e bisedimeve për Nejmar.

sfidanti.al