Dejvis-Mirotiç, dyshja fituese që i jep shpresë Nju Orlinsit në NBA

Nuk ka arritur të futet ndër ekipet kryesore, ndonëse ka pasur lojtarë me talent. Nju Orlins Pelikans humbi gjatë verës qendrën DeMarkus Kouzins, por sërish e nisi shumë mirë sezonin e ri të NBA-së. Ylli kryesor, Entoni Dejvis, shkëlqeu vetë, por pati një “shok për kokë” në Arenën e Hjustonit. Ky shok ishte spanjolli me origjinë malazeze, Nikola Mirotiç, i ardhur pikërisht pak javë më parë.

Dejvis, një nga talented më të mëdhenj të NBA-së, shënoi 32 pikë, kapi 16 topa në tabela dhe shërbeu 8 asistë, ndërsa Mirotiç shënoi 30 pikë. Suksesi në Hjuston ishte i madh, 131-112, një diferencë e frikshme në fushën e njërës prej skuadrave më të mira, madje e dyta më e mirë e kampionatit pas Golden Stejtit. Hjuston duket se ka probleme me mbrojtjen, për shkak të dëmtimeve të Trevor Arizës dhe Lyk Mbah a Mute.

Sfidanti.al