Nga Franca vijnë lajme të reja që kanë të bëjnë jo vetëm me të ardhmen e Nejmar Xhunior, por edhe atë të Antuan Grizman. Sulmuesi i Atletiko Madrid është vënë në shënjestrën e Paris Sën Zhermenit me kampionët e Francës që e shojhin atë si pasuesin e Nejmarit që po e kërkon sërish largimin e tij nga klubi transalpin.
Mësohet se Paris Sën Zhermeni është gati të paguajë 150 milionë Euro për të siguruar shërbimin e grizman që është një prej kandidatëve për të fituar Topin e Artë të këtij vitit, për të formuar një dyshe të frikshme sulmuese me talentin tjetër francez, kilian Mbape.
Përsa i përket Nejmar, mediat flasin se drejtuesit e Paris Sën zhermen janë gati të hyjnë në tratativa për shitjen e tij por jo për një shifër inferiore se 200 milionë Euro. reali i madridit e ka vënë prej kohësh 25 vjecarin në shënjestrën e tij, por kapiteni i Brazilit ka të tjera ide dhe në Spanjë po flitet shumë për dëshirën e tij për t’u kthyer te Barcelona, dëshirë kjo që duket se përkon edhe me atë të senatorëve të klubit katalanas.
sfidanti.al