Derbin kinez e fiton Interi, pronari Çan, gjysmë miliardi në 2 vjet!

Nëse nuk dihet sesi do të përfundojë sfida e madhe e fundjavës, nuk mund të thuhet se ka enigma se kush nga kinezët është më i fortë. Milani e ka humbur prej kohësh këtë derbi me Interin, ndonëse tashmë klubi kuqezi është në duar amerikane. Pronarja kineze e zikaltërve, familja Çan (Zhang, siç e shkruajnë në anglisht) ka injektuar plot 478 milionë euro në vetëm 2 vjet, ndërsa ka marrë mbrapsht vetëm 4 milionë! Nuk mund të thuhet aspak se çdo “mall kinez” është i keq, mjafton të shohësh kontributin e Çanit, ndërsa “La Gazeta delo Sport” shkruan se në këtë llogari nuk futen 80 milionë euro të tjera, të dhuruara nga Suning. Tohir tashmë i ka shitur aksionet dhe lajmet janë që president i zikaltërve do të jetë Stiven Çan (Steven Zhang)

Sfidanti.al