I pamposhturi më i fundit i boksit e ka pranuar sfidën e të pamposhturit të arteve të përziera marciale (MMA), duke i thënë: “Eja në Botën time”! Kjo do të thotë se Flojd Mejuedhër i Riu mund të ndeshet me Habin Nurmagomedovin në një ring boksi, ndërsa më pas, ku i dihet, mund të kalojnë edhe në oktagon.
Amerikani 41-vjeçar njihet si njeri që shpesh tërhiqet nga sporti, për t’u kthyer sapo nuhat erën e nja 100 milionë dollarëve. Këtë herë, ndaj luftëtarit nga Dagestani, ai ka bërë llogari që të fitojë dyfishin e asaj që futi në xhep në sfidën ndaj Konor Mekgregorit, pra 200 milionë, jo 100 milionë dollarë.
“Oh, ne duhet të ndeshemi, ai më sfidoi dhe unë i përgjigjem, – tha amerikani, – ai duhet të vijë në Botën time. Unë jam zot i vetes sime, ndërsa nuk di të them gjë për Habibin, por në fund të fundit, ne mund ta bëjmë realitet këtë ndeshje”.
Sfidanti.al