Pierr Kompani, babai i kapitenit të Mancester Sitit, Vinsent Kompani bën historinë duke u bërë i pari kryebashkiak me ngjyrë në Belgjike, pasi partia ku ai aderon ‘Proganshoren’ fitoi zgjedhjet lokale me 28.38% të votave
Me origjinë kongoleze, pierr u largua në 1975 nga vendi i tij i lindjes për të jetuar në Velgjikë si refugjat edhe pse statusi i tij nuk u njoh nga autoritetet vendase deri në vitin 1982.
Katër vite më vonë erdhi në jetë djali i tij, Vinsent që tani është një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Belgjikes. Pierr Kompani e nisi karrierën e tij politike në vitin 2006, por vetëm në vitin 2014 arriti të sigurojë një vend në parlamentin rajonal në Bruksel. në vitin 2012 mori 23% të votave në zgjedhjet për kryetar bashkie në këtë rajon.
Vinsent Kompani nuk ngurroi të urojë të atin për këtë fitore në rrjetet sociale. ‘Historike! Jemi shumë krenarë për ty, baba-shkruante kapiteni i mancester Sitit në Instagram-ishte një udhëtim i gjatë, por ky është progres. Shumë urime!’
sfidanti.al