Salah, Van Dajk, Mane, Keita, sa shumë dëmtime Liverpuli

“Mandatat” erdhën radhazi. Fillimisht, i dëmtuar ishte Mohamed Salah me Egjiptin. Pastaj, Virgil Van Dajk u kthye i lënduar nga Holanda, ndonëse holandezët deklaruan se dëmtimi kishte ndodhur që në Liverpul. Lajmet e këqija për trajnerin Jurgen Klop erdhën me sulmuesin tjetër Sadio Mane, të “sakatuar” sërish me kombëtaren, por ja ku vjen edhe njoftimi më i fundit.

Edhe Nabi Keita ka probleme fizike, ndërsa u zëvendësua gjatë ndeshjes së Guinesë. Pyetja e thjeshtë është, me çfarë lojtarësh do të luajë Jurgen Klop, të shtunën në fushën e Hadërsfildit në Premier Ligë? Në mbrojtje, duhet të jetë Lovren, në mesfushë do t’i gjendet “ilaçi”, ndërsa në sulm, në krah të Firminos do të jetë Xherdan Shaqiri.

Sfidanti.al