Ajo mes Marselo Bielsës dhe Njuell’s old Bojs është më shumë se një histori e thjeshtë dashurie. trajneri argjentinas i njohur ndryshe me pseudonimin ‘el Loco'(I Çmenduri), është një prej ikonave të klubit nga Rosario ku fillimisht është aktivizuar si futbollist ndërkohë që më vonë ka qenë edhe trajner i tij. Bielsa ka lënë gjurmë kaq të forta te ky klub, sa drejtuesit e klubit i vunë emrin e tij stadiumit ku Njuell’s Old Bojs luan ndeshjet e tij në shtëpi.
Ndërkaq edhe vetë Bielsa ka menduar për t’i bërë një dhuratë klubit të tij me rastin e 115 vjetorit të themelimit. ‘El Loco’ në fakt i dhuroi skuadrës së Njuell’s një hotel me sipërfaqe rreth 2000 m2, një strukturë në avangardë që do të presë futbollistët dhes stafin teknik të Njuell’s përpara cdo ndeshje që luhet në shtëpi. hoteli që vlerësohet me 2 milionë Dollarë ka palestër, auditor, sallë video, si dhe një garazh për autobusin e skuadrës.
sfidanti.al