‘Bomba’ e medias spanjolle; Ronaldo te Juventus, vetëm 2 sezone

‘Juventus është skuadra e fundit në karrierën e Kristiano Ronaldos-kështu u shpreh agjenti i futbollistit, Zhorzh Mendes, pas përfundimit të negociatave për transferimin e 33 vjecarit te Zonja e Vjetër. Por nga Spanja vjen lajmi bombastik që e kundërshton këtë deklaratë të agjentit superpotent në botën e futbollit.

Sipas ‘Don Balon’, Cristiano Ronaldo do të luajë vetëm 2 sezone te kampionet e Italise për t’u transferuar më pas në kampionatin amerikan të futbollit, MLS pikërisht te Orlando City. Gjithnjë sipas ‘Don Balon’, skuadra nga Florida që duket se ka marrë edhe miratimin e vetë Mendes për këtë lëvizje, do t’i ofrojë Ronaldos një kontratë me pagë prej 50 milionë Dollarësh në sezon si dhe mundësinë që në një të ardhme të bëhet edhe pronar i saj.

Ndërkaq, Ronaldo vazhdon të jetë në vorbullën e akuzave të Kethrin Majorgës për përdhunim, megjithatë kjo duket se nuk ia ka prishur qetësinë. Sulmuesi portugez ka punësuar avokatë të kushtueshëm, të cilët tashmë kanë nisur punën e tyre për të rrëzuar këto akuza kundrejt sulmuesit 33 vjecar të Juventusit.

sfidanti.al