Novak Xhokovic po përjeton një moment të artë. Tenisti serb triumfoi në turneun Masters të Shangait pasi mundi në finale Borna Coric që më parë kishte eliminuar vetë Mbretin e tenisit, Roxher Federer. Novak Xhokovic ishte superior ndaj kroatit të cilin e mundi në dy sete 6-3 dhe 6-4 dhe tani e sheh veten në vendin e dytë në renditjen ATP pas Rafael Nadal të cilin do të kërkojë ta zbresë nga froni në javët e ardhshme
Për Xhokovic, që e coi në 18 numrin e fitoreve radhazi, ky në Shangai ishte titulli i 32 Masters i fituar në karrierë dhe diferenca me Nadal tashmë është vetëm 215 pikë. Por jo vetëm kaq, ai i fituar në tokën kineze, ishte titulli i 72 i fituar në karrierë në 103 finale të luajtura gjithsej, i katërti në këtë vit pas Uimbëlldonit, Mastersit të Sinsinatit dhe US Open. E vetmja finale që Xhokovic ka humbur gjatë 2018 është ajo e turneut të Queen’s ndaj Cilic duke gabuar edhe një match point në dispozicion.
sfidanti.al