Rishfaqet Platini; denoncon te panjohur per shpifje

Mishel Platini i pezulluar nga te gjitha aktivitetet futbollistike, rishfaqet ne skene. Ish presidenti i UEFA  ka bere nje denoncim ne magjistraturen franceze ndaj personave te panjohur per shpifje, lajm ky qe u publikua nga e perditshmja ‘Le Monde’.

Platini qe eshte denuar me pezullim prej 4 vitesh ne vitin 2015, eshte i vendosur te zbuloje kushtet qe sollen edhe kete ndeshkim te tij e sidomos te hedhe drite ne lidhje me pagesen prej 1.8 milione Euro te marre nga Sep Blatter.

Ne shenjestren e Platinise jane vene 3 ish zyrtare te FIFA, per te cilet kane nisur hetimet paraprake per te percaktuar rolin e tyre ne te gjithe kete histori. Personat e vene ne shenjestren e akuzave te Platinise jane Blater, Domeniko Skala dhe Marko Vilixher.

Sfidanti.al