Votuesit e AS e kanë të qartë; do ia jepnin Topin e Artë, Lionel Mesit

Nëse gjithcka do të varej nga lexuesit e AS, lionel mesdi do të fitonte topin e Artë për të gjashtën herë në karriere. E përditshmja prestigjioze spanjolle, hapi një sondazh për fituesin e këtij trofeu, menjëherë pas publikimit të listës së 30 kandidatëve nga ana e France Football.

Në mbyllje të këtij sondazhi, 32.59% e lexuesve ia dhanë votën e tyre pikërisht sulmuesit argjentinas të Barcelonës që do të linte në vendin e dytë, Luka Modric,fituesine FIFA The Best dhe në të tretin kampionin e botës me Francën, Antuan Grizman. kristiano Ronaldo që është mbajtësi në fuqi i trofeut do të zbriste në vendin e katërt me 11.57% të votave i ndjekur nga talenti Kilian Mbappe në të pestin që mori 3.64% të votave.

Ndërsa për kompanitë e basteve, favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë është pikërisht Luka Modric që kuotohet me koeficentin 1.57-1.72. Pas tij, renditet Kristiano Ronaldo, ndërsa podiumin e bookmakersave e plotëson pikërisht Antuan Grizman. Përsa i përket Mesit, kompanitë e basteve e vendosin në vendin e pestë për fitoren e Topit të Artë të vitit 2018

sfidanti.al