Menjëherë pas mesazhit të Eden hazard, Reali i madridit vendosir të aktivizojë planin e emergjencës dhe të tentojë blerjen e mesfushorit belg nga Chelsea në merkaton e muajit janar. Të paktën kjo është ajo që theksohet në radion SER, sipas së cilës hazard shihet te Reali si futbollisti që mund të zgjidhë një pjesë të problemeve të ‘Los Blancos’ e për më tepër me rregullin e ri të UEFA ai mund të luajë në Ligën e Kampioneve në fazën e dytë të tij edhe pse është aktivizuar tashmë me Celsin
Eden Hazard, për të cilin klubi londinez kërkon 200 milionë Euro, e mbyll kontratën me të në vitin 2020 dhe Reali i Madridit beson se mund ta blejë kartonin e tij për një cmim më të ulët, ashtu sic ndodhi edhe me Tibo Kurtua, të cilit i kishte mbetur 1 vit kontratë me celsin dhe për të cilin Reali pagoi vetëm 35 milionë euro
Sipas SER, deklaratat e vetë hazard shihen si një strategji e tij për t’u larguar nga Stamford Bridge. Eden Hazard ishte në një formë të jashtëzakonshme në Botërorin e rusisë me Belgjikën, formë të cilën po e shfaq edhe në kampionat me 8 gola të shënuara në 10 ndeshje të zhvilluara deri tani në këtë sezon
sfidanti.al