Xhan Piero Ventura rikthehet në pankinë; do marrë drejtimin e Kievos

Xhan Piero Ventura rikthehet të luajë rolin e trajnerit. Ish tekniku i përfaqësueses italiane do të drejtojë Kievo Veronën ku do të marrë vendin e Lorenco D’Anës i cili u shkarkua nga drejtuesit e klubit veronez për shkak të rezultateve negative.

Pavarësisht dështimit me Të Kaltrit në kualifikuesete Botërorit të Rusisë, tventura ka gjetur mbështetjen e Kampadelit i cili i besoi fatin e skuadrës së Kievos, misioni i së cilës është mbijetesa në Serinë A. Ajo që pritet tani është vetëm firma e Venturës në kontratë dhe zyrtarizimi i tij si trajneri i Kievos.

Fillimi sezonit është katastrofik për skuadrën veroneze që është penalizuar me 3 pikë për shkak të fiktivitetit të shifrave të transferimeve të lojtarëve. Pas 8 ndeshjeve kampionat, Kievo është në vendin e fundit në klasifikim me -1 pikë dhe i distancuar me 7 pikë nga vendi i 17. Venturën e pret një mision shumë i vështirë në këtë pikë, por ai shfaqi një dëshirë të madhe për të punuar dhe kjo duket se e bindi Kampadelon të besojë tek ai.

sfidanti.al