Konte-Real Madrid mund të kryhet, do të vendosë…Mesi

Emri i Antonio Kontes rishfaqet në listën e dëshirave të presidentit të Realit të Madridit, Florentino perez. Përpara 4 muajsh italiani e refuzoi propozimin e kreut të klubit merenges për të zëvendësuar Zinedin Zidan, por gjatë kësaj kohe gjërat kanë ndryshuar shumë. Konte ka mbetur pa skuadër që pas largimit nga Celsi, ndërsa Reali i Madridit me Lopetegin në stol nuk po bind aspak në këtë fillim sezoni, madje ka hyrë nmë krizë rezultatesh.

Sipas asaj që shkruhet në median spanjolle, Florentino Perez i ka bërë një ultimatum Lopetegit duke i vënë afat 28 tetorin kur do të luhet El Clasico me Barcelonën. Nëse Reali humbet atëherë largimi i Lopetegit është i paevitueshëm dhe Perez do të rinisë tentativat e tij për të sjellë në ‘Santiago Bernabeu’ Antonio Konten, i cili u përfol edhe për marrjen e drejtimit të Milanit, zëra këto që nuk u konfirmuan asnjëherë.

Por jo vetëm kaq, zërat e fundit tani po flasin edhe për një interesim të bBajernit të Mynihut që me Niko Kovac në stol, po përjeton të njëjtën situatë si Reali i Madridit.

sfidanti.al