Mançinit iu mbaruan futbollistët italianë, tani do… brazilianë?!

Përfaqësuesja e Italisë, në fakt, tani nuk ka aq futbollistë kualitativë sa ka pasur në të kaluarën, kështu që trajneri i saj, Roberto Mançini, duket se ka probleme lidhur me gjetjen e tyre. Por, megjithatë, duket se ai e ka gjetur “ilaçin” që ta forcojë ekipin e tij.
Media italiane shkruan se Mançini ka pyetur futbollistin brazilian, Allan, nëse ai do të mund ta ndryshonte shtetësinë. Thuhet se Mançini dhe ndihmësit e tij kanë zbuluar se Allani ka të afërm në Itali, kështu që nuk do të ketë ndonjë vështirësi të madhe që ai të marrë pasaportën italiane.
Allani në Itali ka mbërritur në vitin 2012, kur nënshkroi kontratë me Udinezen, ndërkohë që tre vite me vonë ai u shpërngul për te Napoli që pagoi për të 11,5 milionë euro.
Sfidanti.al